Anëtari i bandës së Shkodrës darkon me deputetin Harusha dhe shefat e policisë

Ish-Kryeministri Berisha ka postuar një foto të të arrestuarit nga policia si anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër me deputetin e Ramës, Harusha si dhe një foto tjetër ku i njëjti person i inkriminuar shfaqet në një darkë me shefat e policisë. Fotot janë një tjetër dëshmi e gjallë se si krimi është sot i identifikuar me mazhorancën si dhe me policinë.
Erogen Vaso Brajoviç është një prej të arrestuarve nga Policia e Shtetit në aksionin e zhvilluar tre ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.
Ai është akuzuar në vitin 2007-të për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.
Fillimisht ai ka qenë këshilltar bashkiak në Shkodër me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e Partisë Socialiste.
Edhe nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, Erogen Vaso shihet në shoqërinë e Dules dhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai gjithashtu ka shpërndarë video të Ditmir Bushatit, ministër i Jashtëm në qeverinë socialiste.
Në reagimin e policisë thuhet se, Vaso është arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e elementëve me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë. Gjithsesi, nuk jepen të dhëna për veprat penale të kryera nga ky person.

Ne foto: Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! 41389623 1110508399110066 6172526749255991296 n

Artikulli paraprakLuftë tek Rana e Hedhun, policia ndalon bandën e armatosur dhe e liron me urdhër nga Ministria
Artikulli tjetërDiferencat Berlin-Bruksel-Vjenë për Kosovën, Merkel e prerë