Anëtarja e kryesisë së PD-së, Eralda Tase Bano: “Investitorët strategjik” që po iu marrin kafshatën bizneseve familjare në Darzezë

Anëtarja e kryesisë së PD-së, deputetja Eralda Tase Bano, denoncoi “investitorët strategjik” të qeverisë Rama që po iu marrin kafshatën bizneseve familjare në Darzezë.

Në një postim në rrjetin social facebook, ajo shprehet:

Tom Allen ka thënë se fermat familjare dhe bizneset e vogla janë shtylla kurrizore e komuniteteve.

Komunitetet janë qelizat e çdo organizmi që ne quajmë shtet. Por kjo mesa duket nuk i intereson as Bashkisë Fier dhe as qeverisë, të cilat janë si kancer në këto komunitete si ai i Darzezës. Në këtë komunitet, qytetarëve dhe bizneseve të vogla i është thënë se duhet të nisin të mbyllin aktivitet e tyre ose do vijnë dhe ti prishin.

Mesa duket po vjen era “investitor strategjik”.

Në të gjithë botën qeveritë ndihmojnë bizneset e vogla sepse në atë mënyrë ndihmojnë me qindra mijëra familje që varen nga ato biznese, por jo në Shqipërinë tonë të vogël.

Shqipërinë tonë që rreh gjoksin me marrëveshje okulte emigrantësh por ama që do të zhduki çdo mundësi që qytetarët e vetë të kenë një jetë dinjitoze dhe të denjë.

A do ndalet ndonjëherë kjo babëzi e kësaj qeverie apo do pushojë vetëm kur të iki dhe shqiptari i fundit?

Turp për këdo që kërkon ti heqë kafshatën e gojës këtyre familjeve.

Exit mobile version