Miguel Angel Moya pritet të qëndrojë edhe pas verës te Atletico Madrid. Kontrata e portierit me “Los Colchoneros” skadon në fund të këtij sezoni, por “Marca” raporton se palët tashmë kanë nisur bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes së re. Po sipas gazetës spanjolle, tratativat janë në fazë të avancuar dhe mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje. 32-vjeçari pritet të firmosë kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Moya me paraqitjet e tij të fundit ka bindur drejtuesit e klubit, që janë të gatshëm ta mbajnë sërish në “Vicente Calderon”.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...