Anglia spektakël në “Wembley”, eleminon Gjermaninë

Sterling dhe Kane kanë frymëzuar Anglinë për në çerekfinale të “Euro 2020”. Të dy golat i shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”, raporton Gazeta Express.

Në 45 minutat e pjesës së parë, skuadrat kishin shanset e tyre, por nuk shënuan – dhe të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0.

Në të 81-të, Thomas Muller shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar për 1-1, dhe kjo i kushtoi pas Harry Kane doli në skenë duke shënuar në minutën e 86-të për 2-0, që doli të jetë goli i nokautit.

 

Exit mobile version