Ankimimet në KPP, në fund të shtatorit arritën 1187

Ankesat për shërbimin me roje private kanë vazhduar të udhëheqin listën me tenderët e ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Por ndërsa kjo ishte masivisht në fillimvit kur është edhe pjesa më e madhe e kontraktimit të kompanive që ofrojnë këtë shërbim në tre muajt e fundit vihet re një diversifikim në ankimime. Kjo nis nga ankesat për rikonstruksione godinash, tek ato për mirëmbajten me bazë performance të rrugëve të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar apo edhe shërbime të tjera pastrimi. Në total numri i ankesave të paraqitura në Komision nga janari deri në 27 shtator është për 1187 procedura tenderimi. Muaji me ankesat më të mëdha vijon të jetë marsi me 214 të tilla kurse ata me një nivel me modest janari dhe shtatori. Për janarin numri i ulët i ankimimeve është i kuptueshëm pasi një pjesë e procedurave nuk çelen për shkak të burokracive me fondet nga buxheti i ri kurse për shtatorin ankimimet që mund të bëhen lidhen me muajin gusht që ka shumë pak procedura të shpallura. Komsioni i Prokurimit Publik duhet që të kthejë përgjigje për çdo ankimim brenda një afati 10 ditor nga paraqitja e ankimimit të operatorit. Së fundmi ky institucion ju nënshtrua edhe dy ndryshimeve në anëtarë.

Artikulli paraprakSpanja humbet Javi Martinez ndaj Shqipërisë
Artikulli tjetërVentura: Nuk kemi siguri për pikë as në Shqipëri