Dënimi i rreperit Hasél çiftëzohet me liderët indipendentistë në burg apo në ekzil dhe me një ngjarje politike, kulturore dhe sociale që nuk ka shok. Edhe pse vetë Spanja shpesh nuk e kupton.
Në vijim të arrestimit të rreperit Pablo Hasél kanë shpërthyer protesta në shumë qytete spanjolle dhe në Katalonjë kanë plasur trazira që kanë pasur intensitet dhe dhunë të veçantë: përplasje me policinë, dëmtime, arrestime, plaçkitje, vandalizma dhe repression muskulor. Hasél është dënuar për ofendim të Kurorës dhe apologji të terrorizmit sepse në tweet dhe këngë ka shpalosur fjalë fyese ndaj familjes mbretërore dhe fjalë lavdëruese ndaj disa organizatave të luftës së armatosur tashmë inaktive, si Terra Lliure, Eta dhe Grapo. Megjithëse Hasél, që është një militant i së majtës ekstreme, është edhe katalanas dhe indipendentist, përpleshjet e këtyre ditëve kanë pak të bëjnë me shkëputjen. Megjithatë, ndodhia që e përfshin rreperin është padyshim epifenomeni i radhës i anomalisë katalanase. Aq më shumë që, duke u ashpërsuar pikërisht gjatë manovrave të vështira të një qeverie nga ana e lëvizjeve indipendentiste që kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, trazirat e rrisin entropinë e një konteksti politik tashmë kaotik.
Historia e Hasél çiftëzohet më atë të liderëve indipendentistë që ose ndodhen në burg (si kreu i Esquerra Republicana de Catalunya, Oriol Junqueras), ose janë arratisur jashtë vendit për t’u shpëtuar pasojave të një dënimi (si kreu i Junts per Catalunya dhe ish President i Generalitat, domethënë i qeverisë katalanasë, Carles Puigdemont). Për më tepër, pikërisht në këto ditë Esquerra po kërkon që formojë bashkë me Junts një qeveri që do të ketë nevojën e një lëvizjeje të tretë indipendentiste, Candidatura d’Unitat Popular. Ngjashmëria midis Hasél, Junqueras dhe Puigdemont bazohet mbi dy konsiderata. E para: të gjithë ata kanë kryer me vetëdije akte të paligjshme, që në legjislacionin e një vendi patjetër plotësisht i lirë dhe demokratik si Spanja meritojnë dënime të rrepta. E dyta: në asnjë vend tjetër të krahasueshëm me Spanjën nuk ka rast të politikanëve që drejtojnë parti paqësore masive dhe artistë që të kenë marrë dënime kaq të rënda me burg.
Për sa u përket artistëve, rasti i Hasél nuk është unik. Për shembull, është rasti i rreperit majorkas Valtònyc, pak i famshëm për muzikën e tij, që është bërë i famshëm për procedimet gjyqësore që e kanë përfshirë me akuza të krahasueshme me ato të bëra ndaj Hasél dhe që është strehuar përtejkufirit, duke përfunduar që të punojë si ëeb designer pikërisht në stafin “belg” të Puigdemont. Mund të ngrihen hipoteza të ndryshme. Mund të jetë që në vendet e tjera europiane gjykatësit nuk e aplikojnë në mënyrë kaq të hekurt ligjin ndaj liderëve politikë paqësor dhe artistëve? Mund të jetë që në vendet e tjera europiane asnjë lider politik paqësor nuk është është shtyrë kaq larg në mosbindjen ndaj qeverisë qendrore dhe asnjë artist nuk është shtyrë po kaq larg në ushtrimin e lirisë së shprehjes? Mund të jetë që në vendet e tjera europiane kokëshkretësitë përtej ligjit e liderëve politikë paqësorë dhe e artistëve nuk ndodhin në kontekste kaq të stresuara dhe kaq rrezikshmërisht të shpërthyeshme?
Por ajo që është e qartë është se Katalonja shfaqet si anomali dhe se në menaxhimin e çmendurakes “çështje katalanase”, shpesh pa e kuptuar, shfaqet po si anomali e gjithë Spanja. Shumë në Spanjë mendojnë në fakt se bëhet fjalë vetëm për një çështje rendi publik dhe trazire politike, që jashtë nuk kuptohet si e tillë. Një editorialist i thekur dhe për çështje të tjera shumë i ekuilibruar si Pablo Sebastián disa ditë më parë shkruante në të përditshmen online Republica, i së cilës është themelues: “Rezultatet e zgjedhjeve katanase kthehen të vendosin krerët e dy bandave me delinkuentë puçistë, njëri në burg dhe tjetri në arrati, si padronë të Generalitat. Çdo lexim tjetër i asaj që ka ndodhur në kutitë e votimit në Katalonjë nuk e pasqyron realitetin dhe çdo tentativë paqëtimi apo dialogu rreth një tryeze në një qeli apo në banesa prej refugjati është e destinuar të dështojë, përjashti rastin që qeveritarët e këtij vendi, nga brenda qeverisë, të vendosin se duhet shkelur kushtetuta, demokracia dje ligjshmëria”. Domethënë vetëm një çështje liderësh politikë subversivë? Jo, është më e komplikuar se kaq. Nga ana tjetër, po Sebastián vazhdon duke shkruar se “midis shkaqeve kryesore të kësaj situate figurojnë dinjitarë të lartë të pushtetit ekonomik katalanas dhe biznese që me aftësi dhe maksim të madh financojnë separatistët, organizatat respektive dhe aparatet e tyre të propagandës së turpshme”.
Çështja katalanase, ku asgjë nuk duket më se është normale dhe se do të ishte krejtësisht miope t’i atribuohej vetëm “propagandës së turpshme” dhe “bnadave të delinkuentëve puçistë”, faktikisht tregon prej vitesh një fenomen të habitshëm, që shfaqet edhe nga lexime jashtëzakonisht armiqësore si ai i Sebastián. Në Katalonjë, nën shenjat indipendentiste, ka ndodhur që është forcuar një shpirt pragmatist tradicional dhe i rrënjosur – borgjez, konservator dhe me impiant kryesisht provincial – dhe një shpirt spontanist po aq tradicional dhe i rrënjosur – i kuq, anarkoid dhe me impiant kryesisht urban – dhe nga ky forcim ka lindur një bllok që ka rezultuar tetragon si një shoqëri borgjeze dhe e palëkundur si një grupth rebelues. Rindërtimi i asaj që ka mundur të ndodhë do të kishte nevojë për një analizë komplekse, por mund të provohet të ndriçohet e gjithë panorama katalanase me disa “rreze” të izoluara.
Sant Pancraç
Me rastin e zgjedhjeve të para për Parlamentin katalanas të vitit 1980, Convergència i Unió (CiU), koalicioni liberal – demokristian i drejtuar nga Jordi Pujol, katalanist, por jo indipendentist, aspironte për fitore. Ishte ende në kulmin e tranzicionit drejt demokracisë dhe, siç e ka kujtuar pak ditë më parë Enric Juliana në “La Vanguardia”, Pujol duhej t`u tregonte “kredencialet atyre që e shikonin si një politikan fuqimisht borgjez”. Dhe kështu, “përballë Katalonjës së tendosur dhe luftarake metropolitane ku triumfonin të majtët, Pujol ekzaltonte vlerat e një Katalonjë tjetër, atëhere më e heshtur, që nuk lexonte Marksin dhe që nuk e kishte protestën si yll polar”. Lideri i CiU tregoi se vinte nga një prej atyre familjeve që kishin në shtëpi një portret të Shën Pankracit: “Sant Pancraç, doneu-nos salut i feina” (“Shën Pankrac, jepna shëndet dhe punë”). Pujol i fitoi këto zgjedhje dhe më pas të gjitha të tjerat dhe CiU e qeverisi Katalonjën për 23 vjet, duke shfrytëzuar në favor të autonomisë katalanase marrëveshje të guximshme politike me këdo që qeveriste Spanjën.
Pacte del Tinell
Në vitin 2003 socialisti Pasqual Maragall arrin që të fitojë drejtimin e Generalitat. Duke kryer një lloj ringritjeje të së majtës dhe, për pasojë, të Barcelonës dhe të zonave të populluara suburbane ku qenë (dhe janë) më të fortë Partia Socialiste, e votuar sidomos nga kush është me origjinë nga zona të tjera të Spanjës, dhe indipendentistët e Esquerra Republicana – Maragall ja merr qeverinë CiU, e cila në fakt i kishte (dhe i ka) feudet elektorale të tij në provincat Lleida dhe Girona. Kështu, nëpërmjet të ashtuquajturit Pacte del Tinell, formohet një qeveri tripartiake e formuar nga socialistët, indipendentistët e Esquerra dhe nga e majta paskomuniste. Në vitin 2004 socialistët, me në krye José Luis Rodríguez Zapatero, fitojnë edhe qeverinë kombëtare dhe në 2006, në Katalonjë, ripërsëritet tripartizmi, me José Montilla në vend të Maragall (mbesin në histori tentativat e dështuara të Montilla, i lindur në Cordova, për të folur katalanishten në mënyrë të shpejtë, për t`u demonstruar pranë aleatëve të tij të Esquerra si një President i Generalitat i “denjë” për postin). Ndërkaq, e djathta spanjolle e akuzon Zapatero se e ka përkëdhelur indipendentizmin katalanas, deri më atëhere ultraminoritar dhe testimonial, duke i dhënë protagonizëm Esquerra dhe duke premtuar një rishikim të Statutit të Autonomisë të Katalonjës.
Mas e més
Bashkëpunimi midis socialistëve dhe Esquerra patjetër që ka hapur një rrugë dhe premtimet e Zapatero mbi përtypshmërinë për shtetin spanjoll e një rishikimi në prizmin gjysmëindipendentist të Estatut katalanas, të pamundura për t`u mbajtur, e kanë mbjellë me mina këtë rrugë. Por një kthesë vendimtare ndodh me rastin e zgjedhjeve katalanase të 2010. E drejtuar nga Artur Mas, Convergència i Unió triumfon në zgjedhje dhe kthehet në qeveri. Por është palidhje karshi atij të pak viteve më parë. Për të tërhequr vëmendjen nga akuzat gjithnjë e më agresive për korrupsion drejtuar CiU (që në vijim do të çojnë në damnatio memoriae e Pujol dhe në ridimensionimen të kësaj zone politike) dhe për të prishur bashkëjetesën tashmë jetëgjatë të Esquerra me socialistët, Mas vendos ta “forcojë” moderimin tradicional të CiU dhe të ndërmarrë betejën indipendentiste.
Baza elektorale e tij nuk ka ndryshuar: konservatorët e qendrës dhe qendrës së djathtë, të vendosur në një shtrese me të ardhura të mesme të lartë dhe me qendrën e tyre gravitacionale dhe emotive e ndodhur në një Katalonjë “ancestrale” provinciale. Por ka ndryshuar qëndrimi ndaj pavarësisë së këtyre votuesve. Ndërkohë, gjithmonë në 2010, bën shfaqjen e tij në Parlamentin e Barcelonës një formacion i ri indipendentist, Solidaritat Catalana, që do të ketë një jetë të shkurtër, por interesante: lideri i tij, Joan Laporta, ka qenë nga 2003 deri më 2010 president i Barcelonës, në kuptimin e ekipit të futbollit. I asaj Barçe që tifozët e quajnë “més que un club”, “më shumë se një klub” (i nënkuptuar si një kombëtare gjysmëzyrtare). Asaj Barçe që është një prej 4 ekipeve spanjolle ku presidenti zgjidhet nga të gjithë ortakët (në këtë rast, më shumë se 100000) dhe për drejtimin e së cilës – tani, më 2021 – është sërish kandidat Laporta (votohet më 7 mars). Asaj Barçe ku, midis të rinjve dhe ekipit të parë, ka luajtur për nja 20 vjet trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola, që është një prej fytyrave ndërkombëtarisht më të njohura të indipendentizmit më të zjarrtë katalanas.
Salvador dhe Antoni
Për të nuhatur përyierjen katalanase të konservatorizmit dhe inkonoklastisë mund t`i drejtohesh dy ikonave, “të kulturuara” dhe bile ultrapop, të lindura në këto anë. Salvador Dalí, kaq vizionar në kreativitetin e tij dhe aq skeongrafikisht antikonformist në manifestime e perosnalitetit të tij, por i ndërfutur aq mirë në Spanjën e zbehtë grijeshile të Francisco Franco. Dhe Antoni Gaudí. I pashoq në vendosmërinë e tij për të çuar në psojat ekstreme vizionin e tij shpërthyes të arkitekturës, Gaudì – siç thekson Juan José Lahuerta – “qe një zotëri reaksionar, ultramalësor, katolik intransigjent, që punonte për borgjezinë e Barcelonës, e cila në ato kohëra ishte qyteti i bombave, i dhunës ekstreme dhe skenari par excellance i luftës së klasave. Në fakt, Sagrada Familia është tempulli dallues i qytetit dhe mëkatet e qytetit janë lufta e klasave”. Ah, po, Gaudí ishte edhe një nacionalist i zjarrtë katalanas (kurse Dalí nuk ishte aspak).
4 shokë, 4 gjyshër dhe 4000 euro
Në një sondazh të fundit të “Metroscopia” u është katalanasve joindipendentistë nëse midis 3 shokëve më të ngushtë të tyre ishin indipendentistë. 78% është përgjigjur “vetëm një ose asnjë”. Nga i njëjti pyetësor i drejtuar katalanasve indipendentistë del një e dhënë identike. Sigurisht, në krijimin e “flluskave”, futen vendi ku jetohet dhe klasa sociale që i përket. Ja atëhere se çfarë tregon seria infografike e saporealizuar nga Kiko Llaneras për “País”, duke kryqëzuar një mal me të dhëna. Qëndrimi ndaj indipendentizmit rritet në bazë të dy ndryshoreve: të ardhurës dhe rrënjosjes në Katalonjë të familjes s ëpërkatësisë. Midis qytetarëve katalanas të lindur në vende të tjera të Spanjës, mbështetja për pavarësinë shkon nga 16% e kujt ka një të ardhur më të ulët se 900 euro në muaj në 26% të kujt fiton më shumë se 4000 euro. Midis kujt ka lindur në Katalonjë nga prondër alogjenë, shkon në fakt nga 31% në 40%. Për kë ka të paktën një prindër të lindur në Katalonjë, shkon nga 45% në 61%. Për kë i ka të dy prindërit të lindur në Katalonjë, shkon nga 57% në 68%. Kurse për kë ka katër gjyshërit katalanas, shkon nga 64% në 87%. Ja, është edhe këtu – në këtë nyje ku ndërthuren katër gjyshër katalanas, më shumë se 4000 euro të ardhura mujore dhe 87% e mbështetjes për pavarësinë – që ndodhet zemra e Junts, partisë së Puigdemont që ka marrë trashëgiminë e CiU, partisë borgjeze, konservatore dhe jo shumë urbane që vazhdon t`u drejtohet katalanasve punëtorë të devotshëm ndaj Sant Pancraç, partisë që ndërkohë është transformuar në lëvizjen politike më të palëkundur në përplasjen me Madridin.
Lumenj dhe ura
Në lumin indipendentist ujërat e Junts përzihen me ato të Esquerra – një parti e majtë, më e “re”, më e rrënjosur në profesionet krijuese, në shkolla, në universitete. Gjithmonë, në të njëjtin lumë, derdhet edhe përroi u vrullshëm ku elektorati i Candidatura d’Unitat Popular (CUP) ushtrohet në raftingun e tij antikapitalist. CUP është një lloj Cabaret Voltaire i pasmarksizmit dhe është krijesa e çuditshme politike antisistem, që edhe një herë akoma mban çelësat e sistemit katalanas (domethënë të ulëseve në Parlament të nevojshme për miratimin e një qeverie indipendentiste). Mbi të gjitha, CUP nuk është shumë larg nga thyerësit e xhamave që janë parë në vijim të arrestimit të Hasél. Këto ripërzierje përrenjsh krijojnë valë që e trazojnë ujin, përlajnë atë që ndodhet shumë afër me bregun dhe nganjëherë vënë në rreyik ndonjë urë. Si për shembull ajo ura që lidhet me Madridin të cilën rrezikojnë ta kalojnë vetëm liderët e Esquerra (që të paktën teorikisht duhet të jetë partia me indipendentistëve e të gjithave). Por përfaqësuesit e Esquerra e kalojnë vetëm natën atë urë dhe vetëm në netët më të errëta për shmangur që dikush të dalë nga ndonjë shkurrë duke ju ulëritur “botiflers!”, ofendimi suprem që katalanasit u drejtojnë “tradhëtarëve të atdheut”, duke përdorur një referim të freskët hisotrik të fillimit të `700.
Një zë tjetër
Fjala “botiflers”, fjalë par excellence katalanase dhe katalaniste, me shqiptimin e saj që ka aromë frengjishtjeje, do të hapte një diskutim për gjuhën, që të paktën në aspekte duket se është bërë tema qendrore e çështjes katalanase. Prej dekadash katalanishtja tërhiqet aty e këtu për arësye politike. Indipendentistët e përdorin tani një herë si çomangë dhe herë tjetër si një shenjë për të kufizuar privatësinë. Kurse nacionalistët spanjollë e pështyjnë çdo herë që munden dhe e valëvisin si një leckë të kuqe kur duan të nxisin katalanofobinë. Por ky i gjuhës është një muhabet krejtësisht tjetër.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA