Antibiotikë pa recetë! Studimi: Një e treta e shqiptarëve kurohen gabim

Një e treta e shqiptarëve përdorin antibiotik pa rekomandimin e mjekut.

Kjo është konkluduar bë një një anketim të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në 14 vende në Europë, ku ishte e përfshirë Shqipëria, vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Në farmacitë tona është e ndaluar me ligj shitja e antibiotikëve pa recetën e mjekut, por mesa duket edhe  pse nuk lejohet qytetarët, në anketë kanë treguar se kanë marrë antibiotikë.

Sondazhi përfshiu 8221 persona dhe gjysma e tyre raportoi se kishte marrë antibiotikë oralë në 12 muajt e fundit dhe më konkretisht e kanë marrë për ftohje, apo për simptoma të ngjashme për gripin, për dhimbje fyti dhe për kollë.

Kjo ka alarmuar Organziatën Botërore të Shëndetësisë, pasi këto simptoma më së shumti shkaktohen nga viruse për të cilët antibiotikët nuk japin efekt.

Sondazhi tregoi se në disa vende 33% e të anketuarve konsumuan antibiotikë, por pati vende ku u raportua  edhe 40% . Sondazhi i OBSH për Europën thekson gjithashtu njohuritë e mangëta që kanë qytetarët në lidhje me përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, i cili mund të bëjë që të mos japin efekt në një moment të dytë.

Pothuajse gjysma e të pyeturve u përgjigj se antibiotikët mund të përdoren kundër viruseve, ndërkohë që është e kundërta. Kjo situatë e ka rritur alarmin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila u kërkon shteteve anëtare të ndërhyjnë sa më parë, për zbatimin e rregulloreve që ka secili kundër antibiotiko rezistencës. Rezistenca ndaj antibiotikëve konsiderohet si një ndër kërcënimet globale të shëndetit publik.

Rreth 5 milion vdekje çdo vit janë të lidhura me Rezistencën e baktereve në të gjithë botën dhe pothuajse gjysëm milioni humbje jete ndodhin në rajonin Europian.

Vdekje të lidhura me rezistencën mikrobiale: 5 miljon vdekje në botë, 500 mijë vdekje në Europë.

Exit mobile version