Antibiotikët po humbasin fuqinë, shkak përdorimi pa kriter

Shqiptarët vazhdojnë të vetëmjekohen, ndonjëherë edhe me antibiotikë. Mjekët e familjes thonë se mungesa e informacionit bën që shpesh pacientët të mos zbatojnë as skemën e mjekimit duke krijuar më shumë probleme.

Por përdorimi pa kriter i antibiotikëve sipas mjekes po bën që disa sëmundje të trajtohen me vështirësi pasi fuqia e medikamenteve ka rënë ndërsa bakteret janë fuqizuar duke krijuar antibiotiko-rezistencë, raporton “EuronewsAlbania”.

Ndonjëherë janë edhe vetë mjekët ata që japin antibiotik në rastet kur nuk është e nevojshme. OBSH prej vitesh e ka konsideruar antibiotiko-rezistencën një problem madhor të shëndetit publik, pasi disa antibiotikë e kanë humbur fuqinë e tyre.

Artikulli paraprakOECD: Ekonomia globale, drejt rritjes më të dobët që nga Covid-19
Artikulli tjetërMandati i 4-t nis vrullshëm/ Qeveria i hap rrugën plaçkitjes së pronave të ushtrisë tek klientët e saj strategjikë