Antimafia italiane: Trafikantët shqiptarë të lidhur me Ndranghetën në trafik droge dhe biznes

Lidhjet mes mafias italiane e grupeve kriminale shqiptare janë rikthyer përsëri në vëmëndje të mediave italiane pas arrestimit të një prej bosëve mafioz të mafias kalabreze Ndrangheta.
Pak ditë më parë Antimafia italiane ka arrestuar bosin mafioz Luigi Abbruzzese, i renditur në listën e personave me të rrezikshëm në Italia e i shpallur në kërkim që prej vitit 2015.
Luigi Abbruzzese, kapo i klanit mafioz me të njëjtin emër “Abbruzzese” është dënuar nga Gjykata e Apelit me 20 vite burg për trafik droge.
Ai u arrestua ndërsa po pëgatitej të arratisej drejt Gjermanisë ku sipas investiguesve italianë është fsheur dhe gjatë këtyre 3 viteve në kërkim.
Në zbardhjen e detajeve të operacionit për arrrestimin e mafiozit por dhe të aktivitetit të tij kriminal, kreu i Drejtorisë së Antimafias Italiane Nicola Grateri është shprehur se, “mafiozi Luigi Abbruzzese nuk është një kriminel i zakonshëm, ai mbante lidhje me trafikatët kolumbianë, afganë e shqiptarë, shkruan Ora news.
Si të gjithë trafikantët e mëdhenj ndërkombëtar ka shëtitur në të gjithë Europën e në Amerikën e Jugut e nganjëherë kthehej në Itali për të shfaqur fuqinë e tij.
Bosi mafioz mundi t’i shpëtoj 3 vite më parë operacionit të anitimafias italiane i koduar “Gentleman” e i ekzekutuar në shkurt të 2015.
Operacioni Gentleman çoi në shkatërrimin e kanalit të një trafiku droge nga Amerika e Jugut, Hollanda e Shqipëria drejt Italisë.
Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së është trafikur rreth 3 tonë drogë. Kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër në vlerë mbi 45 milionë euro.

Exit mobile version