Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) bën të ditur se, Rajoni i Puglias është strategjik për narkotrafikantët shqiptarë që e kanë zgjedhur si pikë hyrjeje dhe depozitë për drogën e destinuar për pjesën tjetër të Italisë dhe Evropën veriore.
Pikërisht në Bari (në një magazinë në lagjen Carrassi) dhe në Mola të Barit kanë qenë selia dhe baza logjistike e dy organizatave kriminale italo-shqiptare të shkatërruara sot nga DIA.
Hetimet kanë përfunduar me arrestimet e nisura dje kanë çuar në burg 43 persona (20 italianë, 21 shqiptarë e 2 rumunë) të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për trafiqe që mbushnin me drogë gadishullin Apenin me ndalesa edhe në Abruzzo.
Masat e sigurisë janë marrë në bashkëpunime me Interpolin dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe një numër provincash italiane: Bari, Brindisi, Potenza, Bologna, Salerno, Ragusa e Teramo.
Në dy vjet hetime janë sekuestruar gjithsej mbi 2.300 kg marijuanë, kokainë e heroinë, baraz me 7 milionë doza që vlejnë rreth 15 milionë euro.
DIA, përmes përgjimeve telefonike, ambientale, videove dhe gjurmimeve ka arritur të ndërtojë skemën e fluksit të drogës nga Shqipëria në brigjet italiane, prej nga droga shkonte në Sicili, Kalabri, Campania e Abruzzo.
Sërish drogë në Greqi kapet kanabis në kufirin e gjelbër
Sipas njftimeve me të fundit Policia e Greqisë ka sekuestruar një sasi prej 40.4 kg kanabis afër kufirit me Shqipërinë. Kjo nuk është hera e parë.
Pothuajse përditë policia e vendit fqinj ndalon udhëtarë me çanta të mbushura më drogë që kalojnë kufirn në këmbë në drejtim të Greqisë.
Pas aksiont të funidt u zbulua se lënda narkotike ishte e futur në dy çanta udhëtimi dhe ishte fshehur në një zonë pyjore pranë Filatit, 20 km nga Qafë Botë.
Policia helene po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që e kanë sjelle drogen nga Shqipëria dhe e kane fshur atë në pyell siç duket për tu kthyer e për ta marrë në një kohë të dytë.