Antonio Conte i zhgënjyer nga meraktoja tek Chelsea. Mesa duket tekniku i “Bluve të Londrës” edhe pse ka arritur të sigurojë shërbimet e Antonio Rudiger, Timoue Bakayoko dhe Willi Caballero, është sërish i pakënaqur me merkaton që po zhvillojnë drejtuesit e klubit anglez. Sipas gazetës britanike “The Sun” rinovimi i kontratës për teknikun 47-vjeçar dukej thjesht një çështje formaliteti, por në fakt një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “The Sun” hedh dyshime se e ardhmja e Contes mund të mos jetë në krye të stolit të Chelsea-t. Shkak mendohet të jetë pikërisht çështja e merkatos. Dëshirat e italianit ishin Romelu Lukaku dhe Leonardo Bonucci dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit.
Një tjetër kërkesë e tij ishte dhe ajo për një tjetër mbrojtës nga radhët e Juventusit, Alex Sandro. Oferta e bërë në drejtim të brazilianit është refuzuar nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Një seri episodesh të pakëndshme, të cilat kanë përcjellur pakënaqësi dhe kanë ngritur hije dyshimi përsa i përket të ardhmes së Antonio Contes në stolin e kampionëve të Anglisë.