Anulim kamatvonesave, ulje çmimit të energjisë

Të gjitha kamatvonesat e energjisë me ardhjen e PD në pushtet do të zerohen, ndërsa çmimi i energjisë elektrike do të ulet. Nga Kurbini, ku njohu qytetarët me programin që do të sjellë rimëkëmbjen e eknomisë, Basha bëri të ditur dje një tjetër vendim të fortë që do të miratojë menjëherë sapo të marrë qeverisjen, anullimin e të gjitha kamatvonesave të energjisë dhe uljen e çmimit të energjisë. “Nga Kurbini sot dua të njoftoj, përpos anullimin e taksës së karburantit në javën e parë me rishikimin e buxhetit, një nga padrejtësitë më të mëdha do të marrë fund që ka lidhje me një nga skemat e mëdha korruptive, me 600 milionshin e CEZ, për të cilin juve u vendosi kularin e kamatvonesave dhe me këto para mbush gropën e vjedhjeve me CEZ dhe dorovit njerëzit pranë tij, paratë tuaja, kamatvonesat tuaja,  kjo do të marrë fund dhe vendimi për kamatvonesat është marrë, të gjitha kamatvonesat do të anullohen dhe shqiptarët do të lirohen nga kulari i faturave. Fund të gjithë kamatvonesave, nisje me libër të bardhë. Do shkojmë drejt rishikimit të çmimit të energjisë, padyshim energjia duhet të paguhet, por kamatvonesat e Ramës, CEZ-i dhe caraopulit do të marrin fund. Shpresa që ka lindur për një të nesërme ndryshe, krejt ndryshe nga kjo që keni parë deri sot, unë nuk bëj gjë tjetër vetëm se i jap zë shpresës tuaj dhe e kthej atë në program. Republika e politikanëve merr fund më 25 qershor”, u shpreh Basha. Kreu i PD tha se, Rama-Meta sot janë të frikësuar nga bashkimi i fuqishëm i shqiptarëve për Republikën e re. “Dua ta nis me një njoftim për dy tre ditët e fundit ku kam qenë, për t’iu sjellë lajmin e bashkimit për fitore më 25 qershor nga Shkodra në Dbër, Mallakastra, Roskoveci e Patosi, por e shoh që lajmi i fitores paska mbërritur para meje këtu në Laç. Ju e dini që 25 qershori është ora për të marrë në dorë fatet tuaja dhe të familjeve tuaja, ju shoh të vendosur e të përgatitur për të bërë gjënë e duhur apo jo, edhe unë jam gati për t’iu drejtuar drejt fitores së 25 qershorit e së bashku për të hapur një derë të re, derën e republikës së qytetarëve, të ekonomisë së fortë, të mirëqenies, të punësimit për qytetarët e gjithë Shqipërisë. Edi Rama ju dëgjon shumë mirë, edhe Ilir Meta ju dëgjon, republika e vjetër e pa dhe e dëgjoi mirë vullnetin e shqiptarëve të bashkuar, askënd nuk ka më frikë, nuk ka më frikë se sa barometrin e ndryshimit. Republika e vjetër është republika e aparteidit që nxit ndarjen krahinore, këtu nga Kurbini në mesin tuaj, dy netë para natës së madhe të Shën Ndout, që përkon dhe me ditëlindjen time, shenjtit të sendeve të humbura, dua tiu betohem se njëherë e mirë nuk do të humb asnjë minutë për t’iu dhënë Republikën e re që bashkë premtuam, se diskrimini do të marrë fund, se kryeministri i ri, shqiptarët do të jenë të barabartë para ligjit, e do të trajtohen të gjithë njësoj. Duke nisur me punësimin, me plagën më të madhe të shqiptarëve sot”, u shpreh kreu i PD. Duke folur për programin ekonomik të PD, Basha u ndal tek subvencionimi i fermerëve, programi për të rinjtë, heqja e taksave dhe rimëkëmbja e gjithë ekonomisë. “Nuk kemi kohë të humbim me jargavitjet e tyre, e kanë parë se diçka e madhe po vjen. Ne do ta nisim bashkë punën e madhe që na pret, për ekonominë, për punësimin, për vendimet e forta që unë kam gati, uljen e tvsh, 400 milionë më shumë për fuqizimin e fuqisë blerësve, vendimin e madh për 100 milionë euro subvencione për ferëmerët, vendimin e madh për 25 milionë euro në vit për 10 mijë studentë e studente, ku 10 mijë më të mirët do të përfitojnë stazh. Vendimin e madh për ta prerë me një të rënë të sopatës pemën e koncesioneve dhe tenderave korruptiv që hanë miliarda euro të buxhetit, duke nisur nga ky vit rinis rritja e pensioneve, niveli 25 mijë lekë të reja për 600 mijë pensionistët shqiptarë do të jetë objektivi kryesor”, tha Basha.

Vendet e reja të punës, në krye të programit të PD

Punësimi është një nga objektiva kryesorë të programit ekonomik të Partisë Dmeokratike. “Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të kenë të paguar energjinë deri në 300 kilovat dhe faturën e ujit. Projekti ynë është projekti i punësimit, projekti i hapjes së vendeve të punës. Është projekti i ekonomisë dhe ekonomia do të vihet në lëvizje me një plan konkret masash. Unë nuk vij me premtime, unë vij me një plan të hartuar nga ekonomistët më të zotë të Europës me vendosmërinë për të zbatuar këtë program prej ditës sime të parë. Nuk ka plagë më të madhe në shoqëri se sa mungesa e punës, sjell largimin nga njëri-tjetri ndaj nuk do të ketë betejë më të fuqishme se beteja për të rritur ekonominë dhe hapjen e vendeve të punës, me subvencionet për fermerët, me uljen e taksave, zinxhiri ekonomik do të vijojë të tërheqë edhe njëherë dhe të çlirojë mundësitë e jashtëzakonshme të njerëzve punëtorë të Kurbinit e gjithë Shqipërisë. Ne jemi njerëz të punës, nuk kërkojmë lëmoshë, duam mundësi dhe Republika e re do t’i krijojë këto mundësi, duke hapur fabrika, duke hequr taksa dhe duke mbështetur çdo kënd që hap vende  pune. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë luftuar katër vite për të mbushur xhepat. Tragjedia nuk është thjesht se Edi Rama nuk mbajti premtime, por ai shkoi në drejtimin e kundërt dhe sot vjen dhe bën premtime të reja, me premtime totalisht të pabesueshme dhe të parealizueshme. Nuk ka plan, nuk ka vizion, nuk ka vullnet është totalisht i shkëputur nga realiteti. Unë bëj premtime, ky është një program ekonomik.  Ai vjen me premtime të tjera, por siç thotë ajo thënia e vjetër: Më rrejte njëherë turp për ty, më rrejte dy herë, turp për mua! Edhe nga Kurbini dua t’i përsëris thjeshtë për ta parë se kush është se e di përgjigjen e tij, ftesën për debat.  Bashkojini votat, sepse fitorja e 25 qershorit do të jetë fitorja juaj, fitorja e familjeve tuaja, e ekonomisë kombëtare”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakSheshi i shëmtirës, injorancës dhe babëzisë!
Artikulli tjetërMandija: Asnjë tolerancë, kush shkel ligjin, largohet