Të gjitha aeroportet italiane janë përfshire sot nga një grevë e përgjithshme. Mbi 700 fluturime të kompanive të ndryshime ajrore janë anulluar e mes tyre dhe fluturimet nga Tirana në Itali apo nga aeroportet italiane drejt Rinasit.
Kompania e fluturimeve Alitalia deri më tani ka informuar anullimin e 231 fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare mes të cilave dhe udhëtimet e programuara sot nga Tirana në Fiumicino, ai i orës 13.05 dhe ai i pasdites Tiranë-Romë i orës 17.10 min.
Por gjithashtu konfirmohen dhe fluturime të anulluar nga kompani të ndryshme ajrore që udhëtojnë sot nga Tirana drejt aeroporteve të ndryshme italiane.
Greva në nivel kombëtar i aeroporteve italiane është programuar të zgjasi nga ora 10.00 deri në ora 18.00.
Kjo grevë është organizuar nga grupet sindikaliste të kontrollorëve të fluturimeve si dhe të personelit të shërbimeve në aeorporte. Motivi i grevës janë kontratat e punës për punonjësot e sektorit ajror si dhe investimet e parashikuara në planin industrial.
Shoqërië ajore këshillojne klientët që sot udhëtojnë drejt Italisë të informohen parprakisht mbi fluturimin e tyre pranë agjensive përkatëse të udhëtimit.