Apeli i fortë i Presidentit: Të reflektohet urgjent për krizën politike

Presidenti Ilir Meta në një status në Facebook ka thënë se kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para, sipas Metës, kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Postimi
Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin! Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi.

Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.

Exit mobile version