Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Namik Simixhiu, i akuzuar për inceneratorin e Tiranës, i cili kërkoi lirim nga qelia pasi Apeli i GJKKO-së e ktheu në burg.
“Mospranimin e rekursit të personit nën hetim Namik Samarxhiu, kundër urdhërit nr. 135 (87-2024-191), datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.
Shkalla e parë la të lirë Simixhiun, duke i ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendimi i cili u kundërshtua nga Prokuroria e Posaçme. SPAK e ankimoi vendimin e GJKKO në Apel dhe kërkoi rikthimin në qeli të Simixhiut, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.
Namik Simixhiu u arrestua në datë 8 dhjetor të vitit 2023, ku SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.
Ky i fundit ishte anëtar në komisionin për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, bashkë me Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kodin dhe Taulant Tushen, ndërsa kryetare ishte Valbona Ballgjini.