Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sekuestros për dy bizneset e grupit kriminal që udhëhiqet nga vëllezërit Çopja

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sekuestros për dy biznese të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.

 

Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.

Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

Artikulli paraprakDhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria përparim, por ka çështje që duhen trajtuar me urgjencë! Raportimi i p*rdhunimeve, në shkallë jashtëzakonisht të ulët
Artikulli tjetërMateriale “bombë”/ SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës! Në hetim policë, gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë!