Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sekuestros për dy bizneset e grupit kriminal që udhëhiqet nga vëllezërit Çopja

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sekuestros për dy biznese të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.

 

Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.

Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

Exit mobile version