Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Oltian Bistri është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza” pasi dyshohet se në vitin 2016 është përfshirë në veprimtari kriminale. Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pronat e sekuestruara janë: 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 – Apartamente; 1 – Vilë; 1 – Truall; 1 – Garazh; 1 – Automjet.
Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.