Aplikimet e tifozëve shqiptar/ Biletat e Kampionatit Evropian, ja kur shpallen fituesit

Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian që do të zhvillohet në Gjermani në muajin qershor.

Tri ndeshje për kuqezinjtë do të jenë më 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg dhe takimi i tretë kundër Spanjës më 24 në Dyseldorf.

Të gjithë tifozët që kanë aplikuar për një biletë në fillim të muajit dhjetor, do të marrin përgjigje në fundin e janarit. Siç thuhet në faqen zyrtare të UEFA-s, shorti do të hidhet në ditët e fundit të janarit dhe në datë 31 do të shpallen edhe ata që kanë fituar bileta.

Me një aplikim të vetëm, një tifoz mund të siguronte deri në 4 bileta, të ndara në tri ndeshjet e ekipit të tij. Nga Shqipëria, Turqia dhe Kroacia kishte më shumë aplikime për bileta, ashtu siç është raportuar nga zyrtarët e UEFA-s.

Artikulli paraprakKatër arsye pse të flesh i urritur mund të jetë një ide e keqe. Zbuloni dëmet që po i shkaktoni trupit tuaj
Artikulli tjetërNjë shqiptare në krye të një bashkie në SHBA, Violeta Berisha për VOA: Asgjë nuk është e pamundur për ne. Ja kujt ia dedikoj suksesin tim