Apple do përballet me gjobën e parë të BE-së për rregullat e App Store

Apple së shpejti do të bëhet kompania e parë që do të gjobitet për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA).

Bëhet e ditur se Komisioni po përgatitet të vendosë gjobën pasi zbuloi se praktikat “anti-drejtuese” të Apple dëmtuan konkurrencën në App Store.

Kjo pason gjobën prej 1.84 miliardë eurosh të BE-së të vendosur ndaj Apple në mars, shkruajnë mediat e huaja.

Pas hetimit të një ankese nga Spotify, Komisioni i BE-së vendosi që Apple kufizoi aftësinë e zhvilluesve për t’i drejtuar përdoruesit për blerje më të lira jashtë App Store në mars – një praktikë që është e paligjshme sipas DMA.

Ne ende nuk e dimë se sa do të gjobisë BE-ja Apple, por rregullat e DMA thonë se kompanitë mund të ngarkohen deri në 10% të të ardhurave vjetore globale dhe deri në 20% për shkelje të përsëritura.

Bazuar në të ardhurat e Apple vitin e kaluar, gjoba fillestare e BE-së mund të arrijë deri në 38 miliardë dollarë.

Siç raportohet, Komisioni mund të shpallë gjobën përpara se kreu i konkurrencës Margrethe Vestager të largohet nga detyra.

Exit mobile version