Arat me drogë të Saje qorrit e Edvin Shullazit në Luftinjë

Tepelena është një nga zonat më të mëdha ku lulëzojnë plantacionet me kanabis. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të parcelave me kanabis në luginën e Luftinjës në Tepelenë, për të cilën akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Tahiri për kultivimin e drogës. “Më poshtë një video nga arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit në luginën e Luftinjës! sb”, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.
Pas publimimit të videos së parcelave me kanabis ka patur mjaft reagime të qytetarëve, të cilët dëshmojnë për parcelat e mbjella anë e mbanë vendit. Një qytetar nga Dibra shkruan se, “trafikantët në Dibër kanë marrë me qira tokën e fshatarëve dhe e kanë mbjellë me kanabis”.
I gjithë Jugu i vendit është i mbushur me kanabis nga trafikantët e lidhur me zyrtarët e lartë të policisë dhe qeverisë. Bëhet e ditur se, në rrethinat e Tepelenës si në Kamçisht, Krahës, Dorëz, Matosanaj janë prerë pemët dhe toka është mbjellë me kanabis. Sipas burimeve, për mbjelljen e hashashit garancia është e plotë nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunimin edhe me kontigjentin kriminal.
Çdo gjë që bëhet është në dijeni të krerëve të policisë dhe inspektorëve të fshatrave, pasi ata marin pjesën e tyre nga kjo fushatë hashashi që ka kohë që po lulëzon. Po ashtu edhe në Vlorë, Krujë, deri në Malësinë e Madhe, ku i është vënë zjarri malit për ta mbjellë me kanabis. Gjatë ditëve të fundit, policia ka ndërmarrë disa aksione për shkatërrimin e parcelave me kanabis, të cilat janë pa pronarë, por arat me kanabis të pushtetarëve nuk preken nga policia. Këto ara jo vetëm që nuk preken, por ruhen me forca të armatosura.
Bregu i lumit të Vlorës dhe kodrat përreth qytetit bregdetar janë të mbjella me kanabis. Këto ara me kanabis ruhen me policë. Për vaditjen e kanabisit janë punësuar punëtorë nga trafikantët që kanë lidhje direkt me drejtuesit e policisë. Trafikantët e mbështetur nga policia në të gjithë vendin kanë angazhuar edhe mercenarë të armatosur me kallashnikov që ruajnë fushat e mbjella me lëndë narkotike. Banorët e lumit të Vlorës shprehen se, policia po korr drogën e njerëzve hallexhinj, ndërsa plantacionet që janë mbjellë me dijeninë e policisë nuk preken.
Parcelat me kanabis lulëzojnë në të gjithë vendin me dijeninë e krerëve të policisë dhe inspektorëve të fshatrave. Krerët e policisë bashkëpunojnë me trafikantët e drogës dhe për çdo rrënjë kanabis të mbjellë marrin 50 euro. Gjatë ditëve të fundit janë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis në Vlorë, Sarandë dhe Elbasan, por nuk janë prekur parcelat me kanabis që i përkasin krerëve të policisë. Këto parcela ruhen nga mercenarët e paguar nga trafikantët e drogës.

R.POLISI

Exit mobile version