Prokurori i SPAK Arben Kraja prezantoni në Këshillin e Mandateve kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë me heqje lirie për Sali Berishën.
Para deputetëve të mazhorancës dhe të vetmit deputetë të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Kraja lexoi akuzat mbi bazën e të cilave bëhet kjo kërkesë.
“Ka dyshime të arsyeshme se nga personi nën hetim Sali Berisha ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv dhe se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ndryshimin e masës së sigurisë. Personi nën hetim Sali Berisha nuk është paraqitur në seancat e GJKKO, ndaj ne kërkojmë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë, ndryshimin e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje në arrest me burg ose arrest shtëpie për personin nën hetim Sali Berisha.”