Në sheshin përpara Teatrit Kombëtar ka mbërritur para pak minutash dhe Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe ish-ministër në qeverinë socialiste.
Ai ka mbështetur artistët dhe iu ka bërë thirrje Erion Braçes, Pandeli Majkos dhe që të reagojnë për këtë situatë të paprecedentë.
Malaj u shpreh se një zgjidhje e përkohshme do të ishte që të nënshkruhej një marrëveshje mes artistëve dhe qeverisë, që të ndalohej hyrja e personave të paautorizuar në Teatër, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, që nënkupton rikosntruksionin e Teatrit.
Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.
Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha do të ju bashkohet artistëve dhe mbështetësve të tyre që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, shteti i Edi Ramës ka urdhëruar policinë e Lleshit që të rrethojë Teatrin Kombëtar, duke ndaluar artistët dhe njerëz të tjerë që të mbrojnë teatrin.
Basha dhe përfaqësues të opozitës do të qëndrojnë bashkë me artistët në protestën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.
Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.
Në një prononcim për Fax Neës, Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.
“Kriminelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.
Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.
Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.
Artistët apelojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve , që të mund të përballen me forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar zonën.