Arbi Agalliu: Edi Rama i shmanget dhënies së llogarisë për akuzat e Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve kërkuar në interpelancë nga PD

“Rama fshihet pas Spiropalit dhe nuk përballet me akuzat e lëshuara nga ish-numri dy i tij, Arben Ahmetaj.” – u shpreh në një konferencë për shtyp deputeti Arbi Agalliu.

Deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se “shqiptarë kanë nevojë të degjojnë të vërtetat në lidhje me akuzat që e lidhin drejtpërdrejt Kryeministrin si personin e vetëm që ka ideuar dhe ka marrë përgjegjësi publike për realizimin e kësaj skeme korruptive”.

“PD i kërkon Edi Ramës praninë e tij në seancë për të dhënë llogari për aferën e shekullit, 430 milion euro për inceneratorët.”
– vijoi më tej ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU

Partia Demokratike ka tashmë më tepër se dy javë që ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin e vendit për aferën e inceneratorëve, e më konkretisht lidhjen që Rama ka me këtë aferë.

Me datë 01.02.2024, në një Operator Televiziv, dëgjuam një intervistë të ish- Zv.Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z.Arben Ahmetaj, ndaj të cilit ka një masë sigurie “Arrest me burg” në mungesë dhe për të cilin Prokuroria e Shkallës së Parë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur urdhrin e kërkimit ndërkombëtar.

Në këtë intervistë të ish-Zv.Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ahmetaj, u ngritën akuza të rënda në lidhje me përfshirjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në aferën korruptive e cila është vërtetuar tani më dhe nga hetimet e SPAK, si një aferë korruptive për të cilën janë lëshuar më shumë se 50 Urdhër-Arreste dhe për dy nga këto proçedime kemi dhe vendime penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Akuzat publike të bëra nga një prej ish-funksionarëve më të lartë të ekzekutivit, në lidhje me përfshirjen e Kryeministrit dhe të funksionarëve të lartë të Këshillit të Ministrave, si dhe të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në këtë aferë korruptive, kanë nevojë për transparencë.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të degjojnë të vërtetat në lidhje me këto akuza shumë të rënda penale. Akuza të cilat e lidhin drejtëpërdrejt Kryeministrin si personin e vetëm që ka ideuar dhe ka marrë përgjegjësi publike për realizimin e kësaj skeme korruptive, duke e identifikuar atë si pronar faktit të këtyre Inceneratorëve së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj, të cilët kanë realizuar këtë skemë korrupsioni që dëmton rëndë qytetarët shqiptarë, të cilëve iu grabiten nga taksat e tyre deri ne 430 milion Euro.

Për sa më lartë, me qëllim marrjen e informacioneve dhe për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë, të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në krijimin e kësaj skeme korruptive, dhe të përgjigjes së akuzave të ngritura ndaj tij, pikërisht nga vetë bashkëpunëtori më i afërt i tij në drejtimin e qeverisë, ne kemi kerkuar interpelancë urgjente me kryeministrin.

Ky i fundit, jo vetëm që ka dy javë që e zvarrit këtë interpelancë, por së fundmi na komunikohet që e ka deleguar tek përfaqësuesja e tij në Parlament, znj. Spiropali. Përvecc faktit që interpelanca nuk delegohet, Rama ka gjetur edhe ditën e delegimit, pikërisht kur Sekretari i Shtetit z.Blinken viziton Shqipërinë.

Kjo ka vetëm një arsye, të kalojë pa dhënë shpjegime por edhe duke e sfumuar me vizitën e nesërme të z.Blinken.

Edi Rama do duhet të japë llogari para shqiptarëve për aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie. Do duhet të vijë vetë në seance plenare dhe të japë përgjigjet për pyetjet që ne kemi ngritur.

Me largim, me delegim dhe me arrogancë nuk do të mund t’i shpëtojë llogaridhënies jo vetëm përpara opinionit publik, por mbi të gjitha përpara organeve të drejtësisë.

Partia Demokratike inkurajon fort dhe mbështet pa kushte SPAK që të vijojë hetimet e thelluara duke vendusor përpara drejtësisë këdo që është përfshirë në këtë aferë korruptive.

Exit mobile version