Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 orësh marrje në pyetje.
Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.
“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimish.
Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet ende arsyeja pse Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.