Prokuroria e Tiranës ka thirrur dhe marrë në pyetje Arbjan Maznikun, drejtuesin politik të qarkut Elbasan dhe njëherazi Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhur me periudhën kur kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte deleguar kompetencat.
Detajet e hetimit mbahen të fshehta nga prokurorët, por për shkak të funksionit të tij, ka gjasa që dosja t’i kalojë SPAK-ut.