Biznesmeni Ardjan Gjeloshi vëzhgohej prej disa ditësh me dron.
Mësohet se ka udhëtuar drejt Kurbinit, ku ka raportuar për News24 detaje në lidhje me atentatin ndaj Gjeloshaj.
Ajo ka zbuluar se sipas të dhënave të grupit hetimor, një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve.
Pjesëmarrës në atentat kanë qenë të paktën 4 persona që lëviznin me 2 automjete Range Rover.
Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar. Në pjesën fundore rrethimi ndërpritet.
Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur, pasi ai lëvizte me automjet të blinduar, çka nuk lejonte eliminimin ndërsa ishte duke lëvizur me automjet.
Kur ka hyrë në zyrë “toga e pushkatimit” ka qëlluar mbi 2 personat, Gjeloshaj dhe ekonomistin 70-vjeçar.
Në largim ata nuk kanë shkaktuar shqetësim për rojen por kanë hipur në automjete dhe janë larguar.
Mësohet policia është duke hetuar tre pista në lidhje me atentatin.
E para është ajo e konflikteve në biznes, por personat e dyshuar në lidhej me këtë ngjarje janë marrë në pyetje dhe kanë pasur alibi të fortë.
E dyta është një ngjarje e ndodhur 22 vite, ku dyshohet i përfshirë vëllai i biznesmenit.
Pista më e mundshme, seri vrasjesh në Rrëshen ku dyshohet se Gjeloshi ka pasur informacion për një rast. Dyshohet se ka pasur dijeni edhe për disa raste të rënda në Lezhe dhe Fushë-Kuqe. Autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë që mund të çojë në identifikimin e tyre.
Gjeloshaj i ka mbijetuar edhe më parë atentateve.