“Argita, fakt i kryer në krye të Rithemelimit”, Kadilli: Në 20 fotografi del vetëm ajo…

Ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha po imponon në daljet publike të bijën Argita, të cilën sipas tij po e projekton për në krye të Rithemelimit.

Kadilli u shpreh se kjo është e turpshme dhe e papranueshme për atë pjesë të demokratëve që kanë shkuar te rithemelimi me idenë për të rithemeluar PD, jo kullën e Berishës.

“Këtë e kam ditur me kohë, kush është marrë me politikë në PD e kanë ditur se pjesa servile e Berishës thoshin pse nuk vjen ta drejtojë Argita partinë.

Ky është fakt dhe është shumë e rëndë për ata që mendojnë se bëjnë politikë. Dhe po të shohësh fotografitë që shpërndan PR e PD, në 20 fotografi është Argita.

Po mirë po le t’ia lërë partinë se të tijën e ka, berishiste është ajo që është atje. Unë nuk e kam hallin me berishistët, e kam me ata që kanë menduan se po rithemelojnë PD kur kanë shkuar te Rithemelimi, jo po ringrenë kullën e Berishës”, tha Kadilli.

Exit mobile version