Argita në krye të Rithemelimit? Mërtiri ‘zbërthen’ skenaret e ish-kryeministrit pas masës së arrestit

Çështjen se si do të mbesë më tej Rithemelimi pa liderin e saj, pas vendimit të SPAK, sociologu Ergys Mërtiri e sheh me mungesë të figurave të reja.

Ai tha se tashmë Berisha nuk i beson më askujt, dhe ndoshta është i detyruar të fusë të bijën në lojë.

“Unë nuk mendoj se mund të ketë figura të reja për disa arsye, sepse këta, e para, nuk kanë lënë vend për figura të reja, sepse Berisha në këto 30 vite ka mbajtur figura që i kanë bërë fresk dhe temena dhe janë aty se kanë adhuruar atë.

E dyta, vetë figurat nuk duan të spikasin, sepse po spikatën i heq lideri. Kështu që është një lloj skeme që e lë partinë në këtë lloj bataku ku është.

Dhe e treta, vetë Berisha nuk i beson më askujt. Personi më i besuar në këto 10 vite ka qenë Lulzim Basha, pavarësisht se sot e akuzon për mungesë besnikërie, por problemi më i madh që ka patur Basha ka qenë se ishte më shumë besnik se ç’duhej.

Tani kur Lulzim Basha i doli kundra me non gratën, unë jam i bindur se edhe Argita Malltezi do të vijë dita kur t’i thotë: baba më lër rrugën time se do ta bëj vetë këtë punë. Berisha nuk i besoj kujt, prandaj është i detyruar të fusë të bijën në lojë.”, tha Mërtiri.

Artikulli paraprakKlodiana Lala: Mirel Mërtiri nuk tha asgjë, mesazhi që i dha SPAK-ut dhe politikës
Artikulli tjetër“Ore je në vete?”/ Kreshnik Spahiu debaton me Gjokutajn: Nuk njeh ligjin!