Gazetari Arian Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se arsyeja pse opozita bën aksion në Parlament është se nuk mbledh dot popullin në protesta.
Sipas tij, opozita duhet të radikalizojë veprimet e veta në Parlament deri në dhunë fizike për të arritur atë që kërkon.
“Fakti që nuk e bëjnë, ose kanë frikë ose nuk u ka vajtur thika në palcë. Unë mendoj se liria fitohet me luftë jo me fjalë, janë ende larg reagimit të dikujt që është në cep. Kjo që po bëjnë nuk është ide e keqe se e shqetëson mazhorancën, por ndoshta mos fsheh kjo një dobësi, për shkak se nuk arrijnë të mbledhin popullin opozitar në rrugë janë duke e bërë vetë detyrën. Mendoj se nuk po iu ecën mbështetja e popullit”, tha Çani.