Arlind Ajeti kërkohet nga Krotone

Arlind Ajeti pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A. Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti ka mundësinë konkrete për të vazhduar të qëndrojë në kampionatin italian të futbollit. Futbollisti i Torinos kërkohet nga skuadra e Krotones, e cila mbijetoi në elitën e futbollit italian në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.
“Kemi bërë disa lëvizje, por pritet të bëjmë edhe disa të tjera. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës. A mund të jetë Ajeti emri i duhur? Po, ai është një futbollist që na intereson”, ka deklaruar presidenti i Krotones, Raffaele Vrenna për “Calciomercato.com”. Ajeti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2019, por pritet të largohet gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit serb, Sinisa Mihajloviç.

Artikulli paraprakMilan s’ka të ndalur, transferon një yll
Artikulli tjetërAlbian Ajeti transferohet në Serie A