Armando Broja i mungon listës së Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Megjithatë sulmuesi shqiptar do të kthehet në stol te Chelsea në përballjen e pas dy ditëve, atë kundër Manchester City.
Në listën e lojtarëve të dëmtuar që Chelsea ka publikuar për ndeshjen e radhës nuk ishte emri i Brojës, duke konfirmuar praninë e tij ndaj “qytetarëve”.
Duke parë rastin e fundit kur Armando erdhi në grumbullim, nuk luajti dhe u rikthye i lënduar te Chelsea, Silvinjo ka vendosur që të mos i hap probleme lojtarit te londinezët.