Armata e Sigurimit të Shtetit në polici, Tufa jep shifrën skandaloze: Arrin në 519 punonjës

Shkrimtari dhe publicisti, Agron Tufa ka denoncuar gjatë një interviste me Adi Kastën armatën e Sigurimit të Shtetit të puënsuar në policinë e Shtetit sot. Tufa tha se sot janë 519 ish-sigurimsa që janë të punësuar në policinë e shtetit në nivele të ndryshme të saj.

Tufa në detyrën e Kryetarit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit tha se, ka kërkuar largimin e tyre nga funksionet në policinë e shtetit, por se nuk është larguar asnjë prej tyre.

Prej disa ditësh ka nisur një debat publik mes deputetit socialist Spartak Braho dhe kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, shkrimtarit dhe pedagogut Agron Tufa.

Pas kërkesës së Brahos, i cili kërkonte largimin e shkrimtarit nga institicioni i cili drejton, ditën e djeshme Tufa ka publikuar një dokument në të cilin deputeti socialist akuzohet që ka dënuar njerëz me dënim me vdekje gjatë kohës së komunizmit.

Statusi i plotë i Agron Tufës

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist për prerje kokash, ka dhënë dhe dënime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e mëposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje që ka dhënë deputeti Braho kur ushtronte drejtësinë Enveriste), shihet qartë se sa i politizuar bëhej akti i dënimit (jopolitik) me vdekje.

Referenca dhe pasqyra e llogarisë është Komiteti i Partisë së rrethit, ndërsa për të dënuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stërvitej për të vrarë kuadrot e ushtrisë. Kjo, si duket, akordohet në një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar që ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka të dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste.

ddd 1

Exit mobile version