Armend Gjana, kandidat i Koalicionit Euroatlantik: “Beso te Shqipëria, voto për ndryshimin!”

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Armend Gjana, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e besimit te drejtësia dhe e ardhmja europiane e vendit.

Në deklaratën e tij të plotë, Gjana shprehet qartë se është koha për një ndryshim të thellë dhe të qëndrueshëm në Shqipëri, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit që sipas tij është mishëruar nga qeverisja aktuale.

Ai bën thirrje për besim te institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK-u, dhe inkurajon qytetarët të votojnë për një Shqipëri ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen, por gjejnë mundësi për një jetë të dinjitetshme në vendin e tyre.

Reagimi i plotë i Armend Gjanës:

Besojmë te SPAK-u,
Besojmë te fundi i pandëshkueshmërisë,
Besojmë te një Shqipëri e begatë nga e cila të rinjtë nuk largohen.

O me Shqipërinë që meriton më shumë,
❌ o me Edi Ramën dhe rrangallat e korrupsionit.

Beso te Shqipëria!
⭐ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik.

#Voto4 #KoalicioniEuroatlantik #BesoTeShqipëria #Zgjedhjet2025

Artikulli paraprakVideomesazh: Egert Haxhiu: 12 vite propagandë, Bërzhita pa urë
Artikulli tjetërLulzim Basha i jep lamtumirën Profesor Menduh Dërgutit: “Një udhërrëfyes i mendimit dhe simbol i përkushtimit ndaj shoqërisë”