Armend Gjana: Më 11 maj, vota ndahet mes drejtësisë dhe korrupsionit

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Armend Gjana, ka bërë thirrje për një zgjedhje të qartë dhe vendimtare në zgjedhjet e 11 majit: mes mbështetjes për drejtësinë dhe atyre që kërkojnë të mbrojnë të korruptuarit.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Gjana theksoi se vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, është një votë për drejtësinë dhe shtetin ligjor. “Më 11 maj, o me SPAK-un, o me ata që duan të lirojnë shokët e tyre të korruptuar nga burgu,” tha ai.

Ai bëri thirrje që shqiptarët të besojnë tek e ardhmja europiane e vendit dhe të votojnë për ndryshimin që garanton ndëshkimin e korrupsionit dhe rikthimin e besimit te drejtësia.

“Beso te Shqipëria. Voto numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik,” përfundoi Gjana.

Artikulli paraprakEndri Hasa: “Më 11 maj, vota juaj mund të ndryshojë gjithçka”
Artikulli tjetërBurhan Misiraj: Ullinjtë e Mallakastrës, pasuri e madhe që politika e keqmenaxhon