Parlamenti armen rivoton sot kandidaturën e liderit të opozitës Nikol Pachinian, ndërkohë që vendi është i paralizuar nga manifestimet.
Në kryeqytetin e Armenisë, Erevan qindra-mijëra vetë kanë pushtuar që prej javës së kaluar rrugët e sheshet dhe po protestojnë kundër vendimit të Parlamentit armen, i cili nuk ka votuar pro Nikola Pachnian, si i vetmi kandidat për kryeministër i këtij vendi. Kjo situatë e rënduar ndihet prej tri javësh në Erevan, ku protestuesit kanë bllokuar të gjitha arteriet kryesore të qytetit. Me sa duket Nikol Pachnian, po e mban fjalën e tij, kur tha se nëse Parlamenti nuk e voton, Armenia do të përballet me një “cunam politik” dhe “mosbindje civile”.
Mher Shahgeldyan, professor i Shkencave Politke në Erevan dhe ish-ministër i Emergjencave Civile në Armeni, tha për Deutsche Welle-n, se manifestuesit nuk janë thjesht mbështetës të aderuesit për kryeministër Nikol Pachnina, por se ata vijnë nga të gjitha shtresat sociale dhe se këmbëngulësit më të vendosur duket se janë të rinjtë dhe studentët cilët kerkojnë ndryshimin e regjimit dhe demokratizimin e vendit.
Sipas prof. Shahgeldyan, nëse kjo krizë politike nuk zgjidhet as këtë të martë, më 8 Maj, kur Parlamenti armen do të rivotojë kandidaturën e Nikol Pachinian, manifestimet dhe protestat do të marrin përmasa më të mëdha dhe atëherë me sa duket mund të flasim për një “cunam” të vërtetë politik. Megjithatë ne besojmë se politika armene do t’a gjejë zgjidhjen! – tha për DW profesor Shahgeldyan.