“Arrest me burg” për policin që vrau 25-vjeçarin, vendimi i Gjykatës

Ka përfunduar seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj punonjësit të Policisë, Nevaldo Hajdëraj, i cili vrau me dy plumba pas shpine 25-vjeçarin Klodian Rasha, mëngjesin e kësaj të marte.

Nevaldo Hajdëraj, efektivi 31-vjeçar i forcave Shqiponja i cili qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha pas mesnatës së të hënës në zonën e Laprakës ka mbërritur ditën e sotme në dyert e Gjykatës ku eshte njohur me masën e sigurisë.

Efektivi akuzohet për “Vrasje e kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.

Gjykata ka dhënë vendimin “arrest me burg” për ish efektivin.

Artikulli paraprakInstinkti vrasës i Luanit të Ri
Artikulli tjetërGazetari i BILD që publikoi përgjimet e vjedhjes së votave: E pabesueshme: U vra një 25-vjeçar, kundër protestuesve po hidhet gaz