Qytetarë e simpatizantë të Partisë Dekomkratike janë mbledhur para komisariatit të policisë në mbeshtetje të 7 ndaluarve që penguan kryeministrin Edi Rama në Librazhd.
Nën thirrjet ‘Rama Ik’, ata kërkojnë lirimin e drejtuesve lokal në Elbasan mes tyre ish-deputetit Aurel Bylykbashi.
Policia e Shtetit ka proceduar 23 protestues dhe ka arrestuar 7 prej tyre për protestën e organizuar mbasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë së cilës i bllokuan rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama; Rama do të zhvillonte takimin elektoral me socialistët për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak.
Policia e Librazhdit njoftoi se bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.