Arrestimi i Berishës, gazetari Poli Hoxha: Rithemelimi flet për Kushtetutë, ndërsa s’e njeh SPAK-un si institucion kushtetues

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News përballë gazetares Beti Njuma u shpreh se nuk e kupton faktin se pse opozita përtej aksionit politik përmes protestave nuk thotë se kush është rrugëzgjidhja që ajo ofron.

“Çështja është se këta si opozitë nuk e njohin fare SPAK-un si institucion kushtetues, ndërsa flasin për Kushtetutë.

z. Berisha muajt e fundit nuk e ka njohur SPAK-un, tani as parlamentin, sot tha s enuk do njohë as vendimin e Gjykatës.

Kërkesa e SPAK-ut ka dalë që me datë 20 nëntor dhe këta që ankohen sot nuk e çuan as në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh ndër të tjera gazetari Poli Hoxha.

Exit mobile version