Arrestimi i Dritan Rexhepit, Artan Hoxha: Ishte shqiptari më i kërkuar në botë

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se Dritan Rexhepi i cili u arrestua ditën e djeshme në Turqi, është shqiptari më i kërkuar i botës së narkotrafikut në rang global.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste në “EuroNews Weekend” në EuroNews Albania, ku tha se Rexhepi ishte një personazh shumë i përfolur edhe në mediat ndërkombëtare, për shkak të asaj që ai përfaqësonte në botën e krimit.

Por sipas Hoxhës, Rexhepi nuk ishte shqiptari që kishte përfituar më shumë të ardhura monetare nga trafiku i drogës, pasi sipas tij, ka të tjerë emra me më shumë peshë në këtë “biznes”.

“Dritan Rexhepi nuk ishte shqiptari më i kërkuar në Shqipëri, por shqiptari më i kërkuar në nivel global. Kjo për shkak të asaj që ai përfaqësonte. Flasim për aktivitet criminal të hetuar në rang global. Shqipëria nuk ka patur deri në këto nivele. Njëri që u kap në Kolumbi, nuk përfaqësonte asgjë në krimin shqiptar.

Por meqë ne jemi shumë ekzotik në Amerikën Latine, lajmi përhapet me shpejtësi. Lajmi për ElGordon ishte se ishte në kërkim në 178 vende, por në fakt po u shpalle në kërkim nga Interpol Tirana, automatikisht ti je në kërkim në të gjitha vendet që janë pjesë e marrëveshjes. Shqiptarët janë shumë në modë vitet e fundit.

Zënë shumë vend në media. Dritan (Gramoz) Rexhepi në këtë kontekst i plotëson gjithë komponentët për të ndodhur ajo që ndodhi. Routers që është agjenci ekonomike dhe merret me këtë fushë dhe t’i kushtonte një lajmr Gramoz Rexhepit, vetëm për shkak të vendit që kishte zënë Rexhepi. Gramoz Rexhepi ka qenë shqiptari më i rëndësishëm në rast global. Është njeri që ka qenë disa herë në burgje, që është arratisur disa herë nga burgjet.

Në të vërtetë, si imazh, si emër, si staturë, deri dje ai ka qenë shqiptari më i rëndësishëm në botën e narkotrafikut. Por si peshë, si vlerë monetare, ai nuk është shqiptari më i rëndësishëm. Ai mund të jetë shqiptari që ka ndikuar shumë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës. Por ka të tjerë që kanë kryer tonelata të tëra me lëndë narkotike. Prandaj them unë që më i rëndësishmi është ai që nuk I përmendet emri”, është shprehur Hoxha.

Artikulli paraprakFemuri i trevjeçares dhe ashti i thyer i shtetit dhe i shoqërisë
Artikulli tjetërAmnistia penale, Sefa: Përfshirja 700 protestuesve, kusht i domosdoshëm që PD-ja ta votojë