Arrestimi i ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja/ Basha: Edi Rama e veshi me pushtet për t’i shërbyer bandave të Shijakut

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Në një reagim në facebook, Basha shkruan se Çyrbja i hipotekës së Durrësit dhe i bandave të Shijakut është bishti i një sistemi korruptiv dhe të kriminalizuar, që varfëron dhe shpopullon vendin. Sipas tij, ai u vesh me pushtet nga Edi Rama për t’i shërbyer bandave, jo qytetarëve.

Basha shkruan se koka e këtij sistemi është Edi Rama, i cili nuk mund të lajë duart duke mos mbajtur përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij që i shërebejnë krimiti.

Ai më tej thotë se demokratët euroatlantikë mbeten të vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe GJKKO-në.

Postimi i plotë i Bashës:

Çyrbja i hipotekës së Durrësit dhe i bandave të Shijakut është bishti i një sistemi korruptiv dhe të kriminalizuar, që varfëron dhe shpopullon vendin. Ai u vesh me pushtet nga Edi Rama për t’i shërbyer bandave, jo qytetarëve.

Prandaj koka e këtij sistemi është Edi Rama, i cili nuk mund të lajë duart duke mos mbajtur përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij që i shërebejnë krimiti, jo interesit publik.

Ne mbetemi të vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe GJKKO-në, ashtu sikurse e inkurajomë të vijojë hetimet për të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin dhe taksat e qytetarëve më të varfër në Europë.

Shqipëria meriton më shumë

Artikulli paraprakSPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja
Artikulli tjetër“Ka shitur sekretet shtetërore”- SPAK zbulon zyrtarisht tre akuzat ndaj socialistit Jurgis Çyrbja: Përkrahje e autorin e krimit dhe korrupsion në zgjedhje