Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Këta paskan boshatisur pemtoren dhe i zoti s’ka parë asgjë?! Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni ka vetëm një emër, Edi Rama

Pas arrestimit të ish-kryetarit të bashkisë Himarë, ka reaguar në një status në facebook, kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha shprehet se “arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama”.

“Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.” – shprehet më tej kreu i PD.

Më poshtë reagimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

D.m.th. këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.

Artikulli paraprakArrestohet Jorgo Goro, në pranga edhe 4 të tjerë
Artikulli tjetërArrestimi i kryebashkiakut të Himarës, deputetja Eralda Tase Bano: Edhe sa arrestime duhet për të kuptuar se Edi Rama është kryehajduti i hajdutëve që po zhvatin popullin