Arrestimi i krahut të djathtë të Belinda Ballukut, gazetarja zbardh skemën e kreut të ARRSH: SPAK po heton edhe ministren e Infrastrukturës!

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.
Për arrestimin e drejtorit të ARRSH, gazetarja Klodiana Lala tha se grupi i Forcës së Posaçme Operacionale e ka vëzhguar përgjatë gjithë ditëve të fundit Berberin.

 

Sipas saj, të mërkurën ai ka shkuar rregullisht në zyrën e tij të punës dhe në momentin që ka dalë nga kjo zyrë në afërsi të ambienteve të banesës ai është arrestuar. Më pas sipas procedurës i është bërë kontroll.

“Më herët ndaj Berberit ishte kryer një kontroll në shtëpi ku ishin sekuestruar 4 milionë lekë të reja si dhe janë parë të dyshimta disa piktura që do të verifikohen nga prokuroria dhe ekspertët”, tha gazetarja Lala.

Lala e ftuar në studion e emisionit Opinion, hetimi i ka themelet që në vitin 2018, kohë kur Berberi ka qenë punonjës i kompanisë “NET-GROUP” që ishte themeluar nga Valter Begaj. Më pas ai është larguar nga “NET-GROUP” dhe i blen Begajt kompaninë “DAAM” sh.p.k në vlerën e 1 milionë Lekëve, ose me kursin e kohës 800 Euro.

“Në vitin 2019, Berberi emërohet këshilltar dhe njeriu më i besuar në atë kohë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjës Belinda Balluku. Për shkak të funksionit për shkak se ligji nuk ia lejonte, e shet kompaninë “DAAM” tek një grua, Brunilda Buli, e cila është e besuara e tij sepse kështu rezulton nga hetimi i SPAK”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Kjo kompani shitet në shifrën e 500 mijë Eurove. Në momentin që e merr Brunilda Buli e ka shitur kompaninë sërish në favor të Valter Begajt në shumën e 1.7 milionë Eurove. Më pas Valter Begaj e ka shitur në favor të Ervis Lamit. Lami më pas e merr kompaninë për 200 milionë Lekë të vjetra dhe e kthen mbrapsht një muaj më vonë me zero Lekë, pra ia fal të gjitha aksionet Valter Begajt, sipas gazetares Lala.

Ndërkohë që ndodhin gjithë këto ndryshime në kompani, Evis Berberi emërohet nga zonja Balluku, drejtor në Agjencinë e Eficencës së Energjisë. Në këtë pozicion Valter Begaj përfiton me kompaninë e tij tre procedura tenderuese në një shumë prej 100 e ca milionë lekësh. Ka edhe më shumë. Janë ende kompani të tjera që janë duke u verifikuar.

E ka çdo zyrtar i lartë që duhet të deklarojë konfliktin e interesit që unë e njoh personin dhe nuk ka asgjë të keqe. Mund ta meritojë kompania për ta fituar tenderin, por janë anëtarët e tjerë të KVO që e vlerësojnë. Në rastin konkret zoti Berberi nuk e ka deklaruar, por edhe zyrtarët më të lartë të ministrisë nuk e kanë konstatuar”, raportoi Lala.

Gazetarja gjithashtu  tregoi edhe si funksiononte ky qark i ngushtë njerëzish që kishin krijuar disa kompani të ndryshme.

“Në momentin që Valter Begaj merrte këto para, kalonte transaksione në kompaninë “DAAM” sh.p.k duke pretenduar që kjo kompani mund të jepte konsulencë, ndërkohë që kjo kompani sipas Prokurorisë së Posaçme kontrollohej në mënyrë të tërthortë nga Evis Berberi dhe këto para i merrte sërish Evis Berberi. Duke qenë zyrtar i lartë dhe duke mos e justifikuar më tej pasurinë nuk i blen pasuritë në emrin e tij, por vendos të blejë pasuri të paluajtshme në emrin e kompanisë “DAAM sh.p.k. Është e qartë deri këtu puna. Zonja Balluku e shkëput nga Agjencia e Eficencës, shkon pak kohë si koordinator për ndërtimin e spitalit memorial në Fier dhe në 2021 katapultohet në administratë dhe shkon në krye të ARRSH, në këtë pozicion të ri që kishte në portofol për të menaxhuar në miliona Euro. Çfarë bën? Kush janë kompanitë përfituese në tendera? Në tre procedura tenderuese rezulton se është po ashtu ish-ortaku i tij Valter Begaj i cili merr një shumë të konsiderueshme. Pra gjithë qarku që bëhen janë të njëjtët njerëz që kanë krijuar disa kompani”, tha ajo.

Në lidhje me akuzat për pastrim parash, Lala tha se rezulton në faktin e shitjes fiktive të kompanisë “DAAM” sh.p.k, vlera e së cilës nisi 800 Euro dhe shkoi në 1.7 milionë Euro.

“Kompania që fiton tenderat e Valter Begajt ia kalon në mënyrë të tërthortë sërish Evis Berberit. Pra ky është qarku i mbyllur që është bërë dhe çfarë është kjo? Korrupsion dhe pastrim parash. Një ndër zyrtarët më të lartë të MIE ka menaxhuar miliona Euro është sot prapa hekurave si i arrestuar. Është arrestuar në krye të detyrës. Mendoni ju dhe publiku që një person në këtë pozicion i ka kryer të gjitha këto akte korruptive që pretendohet i vetëm? Nuk mund ta bëjë dot sepse ka anëtarë të KVO-ve që pretendohet, ka zv/ministër, ka ministër e të tjerë me radhë. Çka do të thotë që prokuroria nuk është ndalur vetëm tek ky rast. Ka filluar dhe po heton edhe rolin e zyrtarëve më të lartë përfshirë edhe rolin e ministres Balluku”, tha ajo.

E pyetur nëse ka hetim për ministren Balluku, Lala u përgjigj se “ka hetim për rolin, jo emër të regjistruar të zonjës Balluku si person nën hetim”.

“Jo pra po e sqaroj. Ka hetim të rolit të ministres nëse do duhej të kishte konstatuar së pari konfliktin e interesit dhe nëse do duhej të kishte konstatuar të gjitha këto problematika për shkak se

Exit mobile version