Arrestimi i Metës, Daci: Proces që do sjellë trauma njerëzore dhe ndryshime rrënjësore të skenës politike

Politologu Alban Daci për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se është një proces i cili do sjellë trauma njerëzore, tronditje sociale dhe ndryshime rrënjësore të skenës politike.

“Është një proces i cili do sjellë trauma njerëzore, tronditje sociale, ndryshime rrënjësore të skenës politike, por është një proces i pandalshëm tashmë.

Më habit fakti që kemi politikanë që kanë 34 vite që kanë qenë në pushtet, vetë pushteti i mbajtur për një kohë të gjatë ka tendenca serioze për të korruptuar dhe për të qenë vend sa më pak demokratik.

Si ka mundësi një pjesë e të rinjve janë akoma mbështetës deri në nivelet e tifozerisë.

Ka cikle të cilat mbyllen bashkë me protagonistët dhe mbylljet e këtyre cikleve nuk janë gjithmonë të këndshme dhe normale.

Ofertat politike duhet të presim zgjedhjet e 2025 nëse janë bindëse për qytetarët .

Zoti Meta si çdo lloj qytetari në këtë vend dhe si ish-drejtuesi i këtij shteti, ka nevojë për një proces garant juridik në raport me të.

Meta është një politikan dhe politikani vlerësohet me besueshmëri.”

Ai deklaroi për MCN Live se, demokracia është një sistem që përmirëson vetveten.

Ilir Meta u arrestua për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.

Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.

Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Exit mobile version