Kryetar i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të nipit të deputetit të PS, Redjan Rraja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Basha tha në një prononcim për meduiat se, kjo është në vrazhdën e poshtërimit të PS-së dhe të qytetarëve shqiptarë. Kjo tregon që është një luftë e pastër të bandave në pushtet.
Është tregues i qartë të nevojës për ndryshim të menjëhershëm. Për zgjedhje të parakohshme që do tu kthejnë shqiptarëve dinjitetin.
“Fatkeqësisht ëshë në vazhdën e poshtërimit të PS, të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Eshte tregues i qarte i nevojes per ndryshim te menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme qe do i kthejne qytetareve dinjitetin, te drejten e votes dhe do i fuqizojne duke zgjedhur në parlament e në qeveri njerëzit qe meritojne te udheheqin aspiratat e tyre per ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo ka nisur”, tha Basha, në një prononcim për gazetarët”, u shpreh Basha.
Pyetje: Për atentatin ku ndodhej edhe një prokuror, është arrestuar një i afërm i një deputeti të PS. A keni një koment?
Lulzim Basha: Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.
Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.