Arrestimi i Rrajës/ Deputeti i PS njëlloj si Tahiri: E kam kushëri të largët…

“Kushërinj të brezit të shtatë”, deklaronte ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për Habilajt, duke mohuar bashkëpunimin me ta në trafikun e drogës. Kështu u shpreh edhe Rrahman Rraja, deputeti i PS-së, lidhur me arrestimin e kushëririt të tij Rredian Rraja.

Në një studio televizive, Rrahman Rraja në një lidhje telefonike për një televizion, se “kam lidhje familjare të largët”.

“Më shumë se sa brezi i tretë”, sqaroi.

Ka pasur probleme me drejtësinë? “Nuk e di fare, po nëse vërtetohet diçka ai duhet të marri mendimin maksimal”, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Rraja.

Lidhjet të Rredian Rrajës me familjen e deputetit të PS-së nuk duken në fakt edhe aq të largëta. Kujtojmë rastin Xhisiela. Nga dëshmia e vajzës, del se lidhja e Rredianit me djalin e deputetit të PS-së ishte aq e ngushtë, sa që Rrediani angazhohej për të zgjidhur problemet personale të Rexhep Rrajës.

Vajza në një nga intervistat e saj në media asokohe deklaronte se: “Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë ‘Na hape punë’“.

Exit mobile version