Arrestimi i shefit të Rrugores, Roven Zeka/ SPAK sekuestron pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë! Dyshime për kontakte me zyrtarë të policisë

SPAK ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë ku ndodhet pas hekurave shefi i Rrugores, Roven Zeka. 

 

Ka dyshime se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me Roven Zekën, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Shefi i Qarkullimit Rrugor u vendos në pranga më 19 Prill me urdhër të SPAK. Prokuoria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Ndaj tyre është ngritur një akuzë për korrupsion dhe që ka lidhje, në fakt, me një ngjarje të rëndë, ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, pesë persona kanë përfunduar në spital, ngjarje ndodhur disa javë më parë.

Referuar të dhënave të bëra publike nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me operacionin e kryer nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u mësua se tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill.

Gjatë seanës në Gjykatën e Posaçme, më 22 Prill, mësohet se Roven Zeka është shprehur se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare.

Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.

Në urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokurorja Elida Kaçkini evidentohej se të 3 punonjësit e policisë janë transferuar në Tiranë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ku kanë shërbyer më parë.

Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni E. V., për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill. Arrestimet u bënë më 19 prill, menjëherë pas zbulimit të rastit, teksa Prokuroria ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve edhe bisedat dhe aferën korruptive.

Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se Edison Tabaku e njihte bashkëshortin e gruas që shkaktoi aksidentin. SPAK pretendon se ka fakte që Edison Tabaku është takuar dy herë me E. V., me qëllim marrjen e një shumë parash për t’i ndarë me dy eprorët.

SPAK saktësoi se ka fakte e përgjime që mundësojnë komunikime me shuma konkrete në lidhje me mbylljen e çështjes së aksidentit të shkaktuar nga shtetasja A. V., ku u tha se u plagosën 5 persona.

******

“Manipuloi provat në vrasjen e tim biri”- Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës

Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, ish shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, ish oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Enver Sinakoli, kunat i Ardian Çapjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste.

Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte shoku i tij Marlen Goxhaj me nusen e tij shtatzënë te ndjekur nga pas nga Usama Gashi qe ka bere kallëzim te pretenduar te rreme nga Enver Sinakoli.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes nga këqyrja e pare qe u be ne kohen e kallëzimit, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor ku i pranishëm ne këqyrje ka qene vet Roven Zeka.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku 14 ore pas ngjarjes, pa patur urdhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje duke  spostuar  dhe ndryshuar vendin e ngjarjes.

Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016, me 3 të vrarë e disa të plagosur, ngjarje e cila edhe sot mbetet pa autor.

Ai thotë se nuk e ka bërë kallëzimin më herët, pasi nuk ka besim tek institucionet, por sot që SPAK po heton Zekën dhe vartësit e tij, vendosi të dorëzonte provat. Sinakoli pretendon se Zeka dhe i besuari i tij, Ulian Shpataraku, dilnin në terren në Elbasan me makina luksoze pa shenja dalluese dhe bënin aksione të paligjshme, pa urdhër prokurori.

Në kallëzim, Sinakoli pretendon se ngjarja e parë e manipuluar është ajo e datës 15 korrik 2023, ku djali i tij ishte duke udhëtuar në një automjet që drejtohej nga Marlen Goxhaj.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku pa patur udhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Episodi i dytë, lidhet me ngjarjen e datës 19.09.2023 ku Marlen Goxhaj po udhëtonte me mjetin e tij, kur policia pretendon se i ka bërë shenje të ndalonte, por ai ka refuzuar.

Ndërkohë, që Goxhaj pretendon se në momentin që është nisur të dalë nga parkimi, në sfond në krye të rrugës shfaqet një BMË X5 e bardhë me xhama të zinj dhe një Range Rover i Bardh me Xhama të Zinj, të cilat i bllokojnë rrugën e daljes.

I frikësuar dhe duke parë dy automjete luksoze me xhama të zinj, Marlen Goxhaj ikën mbrapsht në mënyrë që t’i shmangej dy automjeteve që i bllokuan rrugën. Dy automjetet luksoze i vihen nga pas dhe e ndjekin në distancë.

Ai pretendon se automjetet luksoze nuk kanë asnjë shenje dalluese dhe nga makinat nuk kanë zbritur asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që ai të dallonte që ishte policia.

Për këto dy episode, Sinakoli kërkon hetimin e Zekës dhe Edison Tabakut si dhe të zyrtarëve të tjerë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

Exit mobile version