Arrestimi i Veliajt, GJKKO jep masa sigurie edhe për 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka lëshuar masa sigurie edhe për 5 biznesmenë, si të përfshirë në çështjan ku akuzohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Bëhet fjalë për biznesmenët Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Kujtojmë se GJKKO me urdhër të SPAK vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror.

Exit mobile version