Pak ditë pas protestës së qytetarëve në Shkodër për lirimin e 11 kuksianëve, në mbështetje të të cilëve ishin edhe deputetë të opozitës së bashkuar, janë vënë në pranga 3 protestues, të cilët rezultojnë të jenë njëherësh edhe aktivistë të FRPD-së.
Në komisariatin e Shkodrës janë shoqëruar sot 3 të rinjtë Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati ky i fundit kryetar i FRPD.
Ata protestuan pak ditë më parë përballë godinës së Gjykatës së Apeëlit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të Apelit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta “arrest me burg”.
Kujtojmë se protesta u shoqërua me fishekzjarre dhe tymuese në shenjë proteste. Pas seancës që zgjati rreth 4 orë 8 prej protestuesve u liruan, ndërsa mbetën në burg 3 prej tyre.
Qytetarë të shumët, familjarë dhe deputetë të PD-së protestuan para Gjykatës së Apelit në Shkodër për 11 të arrestuarit kuksinë.
Protestues të ndryshëm janë shprehur se duhet që menjëherë kuksinët të lirohen pasi hoqën një tra që u ishte vendosur në derë të shtëipsë.
Një qytetarë tha se ky nuk është shtet për popullin pasi politika mbron veten dhe tall njerëzit.
Reagimi i kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi
Shteti policor i Edi Rames nuk tremb dot askend e aq me pak te rinjte shkodrane, mbi gjakun e te cileve lindi dhe mori jete demokracia.
Me urdher te Fatmir Xhafes, vellait te trafikantit te droges Agron Xhafa, policia ka shoqeruar sot Arvit Bushatin, Kryetarin e FRPD Shkoder dhe dy anetare te Keshillit Kombetar te FRPD-se, Ergys Ivziku dhe Besjan Zaja. Ata jane shoqeruar per arsyen e thjeshte se kerkonin lirimin e kuksianeve te rrembyer nga shtepit e tyre ne mesnate sepse ishin kunder takses korruptive per rrugen e kombit.
Te rinjte e FRPD protestuan kunder mbajtjes padrejtesisht ne burg te kuksianeve ndersa trafikanti i droges Saimir Tahiri ishte ne kuvend.
Shoqerimet dhe arrestimet as nuk e trembin as nuk e stepin rinine qe kerkon drejtesi, shtet ligjore ku kriminelet dhe trafikantet jane ne burg jo ne parlament e qeveri, drejtesi sociale jo taksa e tarifa per me te varferit e favore per pushtetaret, miqte dhe partneret e tyre.
Edi Rames i ka hyre lepuri ne bark nga Kukesi por s’ka pare ende asgje nga Shkodra.
Edi Rama liro sa me pare te rinjte shkondrane. Mos luaj me ndjeshmerite e nje populli qe i ka shkuar thika ne palce nga korrupsioni qeveritar.
Po te ishe trim shkoje ne Shkoder nuk justifikoheshe me mamin e semure…