Arrestohen dy tregtarë nga Kosova pse kaluan fruta e perime në kufi

Dy shtetas të Kosovës u arrestuan dje nga policia shqiptare, sepse me furgonin e tyre të ngarkuar me 1.7 ton fruta për të shitur, tentuan të kalojnë kufirin e gjelbër në Qafë-Morinë-Tropojë, pa paguar taksat. Të arrestuarit janë Rexhep Avdija, 45 vjeç dhe Milaim Makolli 43 vjeç. Të dy do të akuzohen për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Nuk iu gjetën as armë, as drogë, por vetëm fruta dhe perime dhe kanë përfunduar në pranga dy shtetas nga Kosova. Me furgonin e tyre të ngarkuar me 1.7 ton fruta për të shitur, tentuan të kalojnë kufirin e gjelbër në Qafë-Morinë-Tropojë, pa paguar taksat. Të arrestuarit janë Rexhep Avdija, 45 vjeç dhe Milaim Makolli 43 vjeç. Të dy do të akuzohen për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Me të drejtë, policia i kërkoi dokumentat për 1.7 ton fruta dhe perime, që dy tregtarët do t’i shisnin në Shqipëri. Por arrestimet e tregtarëve të Kosovës ndodhin pavarësisht premtimeve për lehtësirat e të bërit biznes mes dy vendeve, për heqjen e kufijve doganorë dhe minimizimin e barrierave ekzistuese mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithsesi ngjarja rutinë si arrestimi i dy tregtarëve në kufi nuk mund ta cënojë debatin e nivelit të lartë për dilemat ekzistenciale të identitetit kosovar në raport me atë shqiptar, që ka përfshirë kokat e politikës dhe të jetës publike.

Artikulli paraprakDevoll, tonelata me mollë mbeten stok, fermerët i hedhin në lumë
Artikulli tjetërArrestohet shqiptarja me letra italiane të falsifikuara